







Ajo është në gjendje që të arrijë deri në 90 orgazma brenda një ore, dhe kjo ka bërë që për Cara Anaya, një grua 30 vjeçare nga Arizona (SHBA) jeta të kthehet në një makth të vërtetë.
Gruaja e tregoi patologjinë e saj në media, duke shpjeguar problemin që kishte me kënaqësinë seksuale. Ajo thotë se prej këtij çrregullimi i është bërë i pamundur normaliteti jetësor.
Cara thotë se vajtja për të marrë djalin në shkollë apo bërja e pazarit mund të jetë diçka shumë e sikletshme. Sëmundja e saj u diagnostikua para tre vitesh, siç raporton “Mirror”, dhe duket se është diçka e pakurueshme.
Ajo thotë se gjatë ditës ndodh që të kalojë rreth gjashtë orë eksitim spontan, por shton se pavarësisht kësaj nuk shijon asgjë.
Bashkëshorti i saj Tony Carlisi, 34 vjeç, shpjegon se gruaja e tij ndihet gjithnjë e më konfuze dhe e poshtëruar.
“Kur ndodhet në prani të fëmijëve, e ndjen veten si perverse”, thotë Tony. Nga ana e saj Cara shprehet se e ndjen veten shumë të ndyrë për tu bërë pjesë e jetës së djalit të saj 10 vjeçar, ndërsa shton se dëshiron që ai të rritet si një fëmijë normal, pa mësuar për problemet e saj.
Cara tregon se eviton në maksimum qëndrimin në publik, ndërsa shpjegon se mundohet që të mos e shfaqë shumë eksitimin e saj, i cili i është kthyer në një torturë të vërtetë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





