

Fushë Krujë, 18 nëntor 2014, NOA.al- (Botuar 17 nëntor 2014/ Përditësuar 18 nëntor 2014, 08.28)/ Ka ndërruar jetë në spital njëri nga të plagosurit e ditës së djeshme në Fushë Krujë. 66 vjeçari Ali Çangu ka gjetur vdekjen duke mos mundur që t’iu mbijetojë plagëve.
Mësohet se tre vëllezër në fshatin Vrion të Fushë Krujës u plagosën nga kushëriri i tyre, pas një ceremonie mortore. Ali Çangu u qëllua me armë zjarri, ndërsa dy vëllezërit e tjerë të tij u goditën me mjete të forta.
Siç raporton Noa.al dy familjet kishin qenë në konflikt pronësie prej kohësh, por tre vëllezërit e plagosur kishin shkuar në ceremoninë mortore të vdekjes së babait të kushëririt të tyre duke lënë pas çdo mëri, çka ka ngjallur acarimin e kushëririt të tyre.
I dyshuari për krimin, Estref Çangu ka qëlluar duke plagosur me armë zjarri 66 vjeçarin, por situata është acaruar më tej duke përfshirë më shumë persona në konflikt, çka bëri që të mbeten të plagosur edhe dy vëllezërit e 66 vjeçarit Çangu.
I dyshuari Çangu u arrestua pak më vonë, ndërsa kishte lëndime të ndryshme trupore. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vrion të Fushë Krujës pak pas mesditës së djeshme, gjatë funeralit të babait të Estref Çangut./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





