Transmetuar më 17-11-2014, 15:04

Tiranë, NOA.al- Vranesirat dhe shirat do të karakterizojnë motin në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriperëndimore. Gjatë orëve të mesditës do të ketë intervale të shkurtra kthjellimesh në ultësirën perëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të dendura zonat malore veriore dhe ato verilindore. E njëjta situatë atmosferike do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 3 ballë.

Europa

Vendet Mesdhetare dhe Juglindore do të ndodhen nën ndikimin e masave ajrore të paqendrueshëm ku vranësirat dhe shirat të jenë dominuese. Më problemtike situata do të jetë në Ballkanin Verior dhe Greqi ku shirat do të jenë në sasi të konsiderueshme. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqiten, Britania e Madhe dhe një pjese e gadishullit Skandinav por shirat në këto rajone do të jenë në sasi të pakta. Ndërsa masat ajrore të qëndrueshme do të karakterizojnë motin në Europën Qendrore, vendet e balltikut, Europën Lindore dhe gadishullin Iberik./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit