Transmetuar më 17-11-2014, 11:55

Kavajë, 17 nëntor 2014, NOA.al- Një djalë i ri është vrarë me armë zjarri në Kavajë.

25 vjeçari Shkëlzen Kalo nga fshati Hajdaraj i komunës Synej është ekzekutuar me armë zjarri, të shtëna të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Siç raporton Noa.al, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e paradites së sotme ku mësohet se Kalo është qëlluar me plumba në shpatull.

Nuk dihen ende rrethanat e një ngjarje të tillë, ndërsa nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të krimit si dhe për zbardhjen e rrethanave të vrasjes./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit