







Tiranë, 17 nëntor 2014, NOA.al- Këngëtari i famshëm Florian Kondi, i njohur si “Doktor Flori” ka ndërruar jetë. Ai është dërguar me ambulancë në urgjencën e QSUT në kryeqytet sot rreth orës 10.00, ku u deklarua edhe vdekja e tij.
Burime nga spitali i thanë NOA-s se Dr Flori mbërriti i vdekur në urgjencë. Sipas tyre i ndjeri ka ndërruar jetë në banesën e tij në Tiranë rreth orës 09.30 të ditës së hënë.
Mjekësia ligjore jep si shkak asfiksinë si pasojë e overdozës, mbingarkesë e trupit nga substancat narkotike, që ka stimuluar vdekjen e këngëtarit 35 vjeçar, baba i dy fëmijëve.
Për ngjarjen është lajmëruar edhe Policia e Shtetit, e cila ka nisur të hetojë mbi shkaqet që kanë çuar në vdekjen e këngëtarit të mirënjohur për publikun shqiptar.
Dr. Flori njihet ndryshe edhe si ish- pjesëtar i grupit muzikor "West Side Family" dhe së fundmi edhe për duetet e tij, ku ndër më të suksesshmit janë ata me Ermal Mamaqin, Aurela Gaçen, etj. Mësohet se Florand Kondi është baba i dy fëmijëve të vegjël.
Dr. Flori para disa vitesh i këndoi Tiranës dhe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e çlirimit të Kryeqytetit.
Florian Kondi ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë i cili ka vetëm disa javë që ka lindur.
I lindur në Tiranë më 29 shkurt 1979, Flori, gjithë veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në Tiranë.
Dr. Flori ishte themelues i grupit West Side Family, përmes të cilit edhe u bë i njohur.
Me grupin “West Side Family” ai u shfaq në krah të Edi Ramës në fushatën e tij për garën e Tiranës, me këngën “Tirona”.
Deklaruan pas vdekjes:
Edi Rama: "Lamtumirë miku im gjenial.."
Sali Berisha:
“Sot zi ne kengen dhe muziken tone! Me Doktor Florin kemi humbur nje kengetar vertet te madh, familja njeriun me te dashur. Ngushellime te sinqerta familjes, miqve dhe fansave te panumert te Doktor Florit. Ai mbetet i gjalle ne kengen e tij! Ngushellime”.
Reagojnë miq dhe kolegë
Juliana Pasha: Droga merr një tjetër jetë
Këngëtarja Juliana Pasha në një postim në profilin e saj në Instagram bën fajtore drogën për vdekjen e Dr.Florit dhe shpreh dhimbje për këtë humbje.
Juliana shkruan, “Droga merr një tjetër jetë, por këtë herë bëhet fjalë për një artist shqiptar. Dr. Flori – Florian Kondo. Nuk ka fjalë për t’u shprehur, ka vetëm dhimbje për këtë humbje të papritur. Zoti qoftë me shpirtin tënd Flori”.
Eneda Tarifa: Nuk e bëre mirë
Në një postim në profilin e saj në Instagram Eneda Tarifa shkruan, “Të prehesh në paqe or mik por nuk e bërë mire… Dr. Flori gjithmonë në zemrat tona….”.
Rozana Radi: Do t’na mungosh të gjithëve mik i mirë.
Sidrit Bejleri: Lamtumirë mik! Zoti të mëshiroftë!
Julian Deda: Nuk dua ta besoj
Në një postim në profilin e tij në Instagram, aktori dhe humoristi Julian Deda shprehet se nuk e beson dhe nuk do ta besoj lajmin për ndarjen nga jeta të Dr.Florit.
Ai shkruan, “Nuk e besoj dot. Nuk dua ta besoj. Pse o vlla ike kështu??? O Zot merre në mbretërinë tënde këtë zemër artisti. Lamtumirë miku im, lamtumirë koleg, lamtumirë artist, lamtumirë o njeri i mirë. Më vjen shumë keq që na detyrove të ëe themi “LAMTUMIRË”, më vjen të plas nga inati. Do kujtoj gjithë jetën batutën, energjinë dhe shperthimet e tua artistike. Do më mungosh, do i mungosh Shqipërisë. Respekt përjetë për ty Flori, u prehsh në paqe…!”
Stefi Prifti: "E pabesueshme!!!!! Gjate kesaj jave jam takuar disa here duke bere prova!!! Te premten do te performonte me ne ne Calvin!!! E tmershme jeta kur ndodh vdekja per nje djale te shkelqyer dhe nje artist me talent te jashtezakonshem!”
Elia Zaharia: "Trishtim i thellë mik i vjetër, mik i talentuar! E di që Zoti, që ti e deshe aq fort, të pret me krahë hapur në parajsë, por këtu poshtë ne do na marrë malli për ty dhe tingujt e zemrës tënde".
Rezarta Shkurta– "Një princeshë e vogël 7 vjeç dhe një ëngjëll i vogël 2 muajsh sot humbën heroin e tyre. Ne humbëm një artist shumë të talentuar dhe një mik të mirë… U prefsh në paqe Dr.Flori".
Jeta Faqolli– "R.I.P Dr Flori. Ishe shumë i ri për tu larguar nga kjo jetë!"
Soni Malaj- "U prefsh në paqe miku im Flori, nuk do të harroj kurrë."
Leonora Jakupi – "Lajm tronditës sot ! R.I.P dr. Flori".
Ardian Gaxha: “U prehsh në paqe miku im Dr.Flori”.
Marina Vjollca: “U prehtë në paqe”,
Besa Kokëdhima: “RIP Dr.Flori! ngushëllimet e thella për familjen”.
Eranda Libohova: “Të shkoftë shpirti në parajsë Flori!”
Çiljeta Xhilaga: “O Zot s’më besohet, paska qenë një muaj shumë i hidhur ky nëntor. U prefsh në paqe o Flori siç ke emrin ashtu ishe dhe si njeri”.
Rovena Dilo: “U prehsh në paqe Flor… të ndritë shpirti …”
Jonida Maliqi: “U prehsh në paqe miku im…”/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





