



Gjirokastër, 17 nëntor 2014, NOA.al- Një urë është shembur në Gjirokastër duke shkaktuar plagosjen e dy mësuesve.
Ura e fshatit Zhulat në Gjirokastër është rrëzuar duke bërë që të bjerë edhe një makinë me tagra Aa 271 FS e cila ecte sipër saj, brenda së cilës ndodheshin dy persona.
Si pasojë e shembjes së urës, dy mësuesit kanë marrë plagë të shumta, duke bërë që të dërgohen për mjekim në spital, ku mësohet se pavarësisht lëndimeve trupore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Siç raporton Noa.al, Ura e Zhulatit ishte gjysmë e rrëzuar por se nga banorët ishte improvizuar me synim që të kalonin. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë hetimet me synim zbardhjen e rrethanave të saj./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





