Transmetuar më 17-11-2014, 10:19

Elbasan, 17 nëntor 2014, NOA.al- Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Gramsh.

Një makinë ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur dy personat që udhëtonin me të.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, dyshohet se shkak për aksidentin e ndodhur pranë fshatit Gospinë ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti si dhe lagështia në rrugë.

Dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Elbasanit ku ndodhen në gjendje të rëndë. Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit