




Bono, lideri i U2, duhet të ti nënshtohet një operacioni në krahë pasi u plagos si pasojë e rënies me biçikletë në New York, në Central Park.
Në një komunikatë zyrtare të grupit ku spikasnin firmat e Edge, Adam dhe Larry, nuk jepen detaje për plagën apo për operacionin.
Por përmes kësaj komunikate u lajmërua anulimi i pjesëmarrjes së tyre në emisionit televiziv “Tonight Show” të rrjetit televiziv amerikan Nbc.
Në njoftimin e grupit thuhet, “Bono është plagosur në njërin krahë gjatë rënies me biçikletë në Central Park dhe i duhet të operohet. Jemi të sigurtë se do e marrë veten shpejt, kështu që do të rikthehemi. Faleminderojmë Jimmy Fallon dhe ekipin e tij për mirëkuptimin”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





