

Të lidhur prej disa kohësh, ata janë bërë më të afërt dhe kurrë dhe së fundmi kanë nisur të dalin hapur, duke treguar se vijojnë të jenë shumë të dashuruar.
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kanë qenë të ftuar si çift në festën e ditëlindjes së njërit prej aktivistëve të Partisë Demokratike, i cili është italian.
Siç shkruan Bluetooth, festa ishte organizuar në zonën e ish-Bllokut dhe ndër të ftuarit e shumtë ishin edhe djali i ish- kryeministrit Berisha, me të dashurën e tij bukuroshe.
Çifti ka shkuar bashkë në festë dhe siç e shini edhe në fotografinë bashkëngjitur, të dy ishin veshur me shumë klas, ndërsa Armina shkëlqente si gjithmonë, këtë herë me një fustan të kuq.
Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, u lidh me Armina Mevlanin, ish-Miss dhe vajza e spikerit Arben Mevlani, pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Sadija, me të cilën ka edhe dy fëmijë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





