

Shkodër, 16 Nëntor 2014 NOA.al – Një doganier u arrestua pasditen e sotme pasi akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një sasi malli që akuzohet se lejoi të kalonte kontrabandë në vendkalimin kufitar të Hanit të Hotit.
I arrestuar nga zyrtarët shtetërorë është Rezar Fresku, 59 vjeç, banues në Shkodër, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.
Gjithashtu janë arrestuar edhe dy tregtarë, Lulzim Rahova, 43 vjeç dhe Gentian Ashika, 39 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale të kontrabandimit të mallrave të akcizës, kryer në bashkëpunim.
Policia nuk dha detaje për llojin e mallit dhe shifrën e evazionit të dyshuar fiskal. /a.d/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





