Transmetuar më 16-11-2014, 17:09

Ja teksti i këngës për Sokol Olldashi për 1-vjetorin e vdekjes

Teksti është shkruar nga deputetet demokratë, Florion Mima dhe Astrit Patozi. Kënga është një version rock me kitarë dhe të këndohet nga Aleksandër Gjoka, ndërsa orkestrimi është përgatitur nga Shpëtim Saraçi.

Miqtë e Sokol Olldashit do të mblidhen nesër më 20 nëntor në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta për të përkujtuar një ndër figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Teksti i këngës

Nata të mori

N’errësirën e saj

Kitara jote

Po shkrehet në vaj

Ti ike lart

Në qiell fluturove

Ëndrrën ndërpreve

Vallë si guxove

Refreni:

Por ti nuk do

Trishtimi t’na ndaj’

Kënga nuk ndalet

Ligësi e saj

E që nga lart

Pas syzesh sheh

Dhe ty të pëlqen

Dot jo s’e fsheh

Kohën le pas

Ajo s’të kapi dot

Ti rendje si i çmendur

Ti rendje si pilot

Në mes le cigaren

Askush s’e ndez më

Pas le buzëqeshjen

Një dhimbje pa zë"

Njëvjetori i vdekjes, Aleksander Gjoka këngë për Sokol Olldashin

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka përgatitur një këngë enkas për të ndjerin Sokol Olldashi me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij.

Kënga është orkestruar nga Shpëtim Saraçi dhe do të publikohet më 20 nëntor në një ceremoni që do të organizohet në Tiranë, sikundër shihni dhe posterin përbri këtij lajmi.

“Me Sokolin” është titulluar nga organizatorët, ceremonia përkujtimore në ndër të ish-ministrit të Transporteve, i cili ka dhënë kontribut disavjeçar në politikën shqiptare, po ashtu dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2001.

Ftesa e shpërndarë nga miqtë e ngushtë të Sokol Olldashit në pjesën e parë të saj mban firmën e ish-deputetit demokrat. Kurse në anën tjetër është vendosur fotografia e tij me nënshkrimin: “Takohemi të enjten më 20 nëntor 2014, ora 18:00, në sallën ‘Apollonia’ në hotel Rogner. Miqtë e Sokol Olldashit”.

Sokol Olldashi gjeti vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi pasditen e 20 nëntorit 2013 në rrugën Elbasan-Tiranë pranë fshatit Kërrabë, në segmentin ekzistues të rrugës nacionale.

Olldashi humbi jetën kur automjeti të cilin drejtonte, doli nga rruga në rrethana të paqarta dhe ra në greminë. Autoritetet hetimore thanë se vdekja e Olldashit ishte aksidentale.

Gjithçka për ngjarjen ku gjeti vdekjen Sokol Olldashi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit