Transmetuar më 16-11-2014, 15:37

Miliona njerëz panë në YouTube videon e një vogëlushi sirian që shpëtonte një vajzë të vogël në mes të plumbave duke u shndërruar në një “hero” në rrjetet sociale.

Por, BBC raporton se e gjitha është pjesë e një filmi të një regjisori norvegjez i quajtur Lars Klevberg. Ideja e tij lindi pasi ka parë se atë që po ndodh në Siri.

Klevenberg thotë se qëllimi i tij ishte që të shfaqë realitetin e atjeshëm dhe të kthejë vëmendjen për ata fëmijë që ndodhen në këto zona lufte.

Ky film i shkurtër është xhiruar gjatë verës në Maltë, por që duket si një skenë lufte reale. “Kemi xhiruar në Maltë gjatë muajit maj në disa vende ku janë xhiruar edhe filma tjerë të famshëm si ‘Troja’ dhe ‘Gladiatori’.

Djali dhe vajza e vogël janë aktorë profesionistë nga Malta ndërsa zërat në prapavijë janë të refugjateve sirianë, që jetojnë atje” – ka treguar regjisori, Klevberg.

Sipas tij, publikimi i kësaj video që ngjason të jetë si e vërtetë ka arritur që të kthejë vëmendjen dhe të hapen debate për gjithë ata fëmijë që ndodhen në zonat e luftës në Siri, dhe pikërisht ky ishte qëllimi i realizueseve të kësaj video.

Montazhe që pastaj hidhen në filma janë bërë edhe me protagoniste Shqipërinë. Pak vite më parë një film amerikan trajtonte temën e Presidentit të SHBA që për të hequr vëmendjen nga zhvillimet politike në vend sajoi një luftë me Shqipërinë. Pamjet që iu servirën medieve ishin ato të bombardimeve në Shqipëri dhe një vajze që përpiqej të shpëtonte. Sigurisht që e gjitha ishte një sajesë për subjekt filmi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit