
Të dhënat po ngarkohen...

Aksidenti me një person të vdekur dhe një të dytë të plagosur rëndë ndodhi natën duke gdhirë dita e sotme në rrugën kombëtare Ohër-Kërçovë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Pesoçan, ku janë përplasur dy makina “Seat” dhe “Alfa Romeo” me targa të Ohrit.
Në këtë aksident njëri nga drejtuesit e makinës ka ndërruar jetë, ndërsa një udhëtar tjetër është në gjendje të rëndë, tha policia lokale pa dhënë detaje të tjera.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
