Transmetuar më 16-11-2014, 15:46

Edhe pse amerikanët mendohet të jenë njerëzit që kanë lirinë më të madhe të lëvizjes në botë, një hulumtim tregon të kundërtën.

Janë qytetarët e Britanisë së Madhe, të Finlandës dhe Suedisë që kanë pasaportat që mund të udhëtohet në më shumë vende të botës.

Hulumtimi është kryer nga një organizatë nga Irlanda dhe erdhi në këtë përfundim: 1. Britania e Madhe, Suedia dhe Finlanda kanë pasaporta me të cilat mund të udhëtohet në 173 vende të botës. 2. Qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Danimarkës e Luksemburgut kanë lëvizje pa viza në 172 vende. 3. Italia, Belgjika, Holanda, me pasaportat e këtyre shteteve mund të udhëtoni pa vizë në 171 vende. 4. Irlanda, Kanadaja, Franca, Japonia, Norvegjia e Portugalia, nga këto shtete mund të udhëtohet lirshëm në 170 vende. 5. Zvicra, Austria, Zelanda e Re kanë pasaportë me qasje pa vizë në 168 vende. 5. Australi, Singapor e Greqi, mund të shkoni pa vizë në 167 vende të botës. 7. Nga Koreja e Jugut mund të udhëtohet pa pasaportë në 166 vende pa vizë. 8. Me pasaportë islandeze lejohet në 165 vende pa vizë. 9. Me një pasaportë të Maltës mund të udhëtoni në 163 vende pa vizë.

Ndërkohë pasaportat shqiptare kanë të drejtë udhëtimi pa viza në 26 nga 28 vende të Bashkimit Europian pasi nuk përfshihen Britania e Madhe dhe Irlanda, si dhe shtete të tjera në total 52. Ndërkohë tek 118 shtete të tjera, shqiptarëve u kërkohet vizë.

Për të parë listat e plota klikoni këtu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit