
Të dhënat po ngarkohen...




Pamjet që shikoni janë shkrepur dje tek Shkëmbi i Kavajës. Kjo bëri që shumë njerëz të bllokohen për disa orë në superstradën që nis nga Ura e Dajlanit e deri në Rrogozhinë, por jo vetëm sepse bllokimi i këtij aksi krijoi reaksion zinxhir edhe në superstradën Durrës-Tiranë.
Shkak për radhët e gjata u bë ky kamion, të cilit iu ngrit në momentin e gabuar rimorkio, duke u përplasur me mbikalimin.
Nuk dihet ende perse drejtuesi i mjetit u detyrua të ngrejë rimorkion e kamionit gjatë ecjes, por e rëndësishme është se nuk pati njerëz të lënduar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
