
Dhjetëra persona u arrestuan në Portugali në kuadër të hetimeve për parregullsitë në dhënien e lejeve të qëndrimit. sipas organit të akuzës, leja e qëndrimit e parashikuar për të huajt që kanë ndërmend të investojnë në vend, është dhënë në këmbim të shumave të mëdha parash.
Mes të arrestuarve edhe drejtori qendror i kufijve si dhe ai i shërbimit të regjistrit si dhe tre ndërmjetësues kinezë.
Por në objektiv të hetimeve është edhe zëvendëskryeministri Paulo Portas, i cili u deklarua i gatshëm për të sqaruar qëndrimin e tij edhe para parlamentit të vendit.
Skandali përfshin dhe ministrin e Brendshëm Miguel Masedo i cili ka lidhje me disa të hetuar, dhe ka dhënë dorëheqjen pas përfshirjes zyrtarisht nën hetim penal.
Leja e qëndrimit për aktivitete biznesi është e vlefshme në Portugali që në vitin 2013 dhe vlen për një periudhë minimale prej pesë vjetësh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





