



Prej disa javësh një virus i ri i maskuar ka pushtuar rrjetin social Facebook në profile dhe faqe të ndryshme.
Virusi që nuk dihet ende se nga kush është krijuar, shfaqet si koment me tekstin “Zbulo se kush e ka vizituar profilin e juaj”, në gjuhën që ju përdorni dhe siç mund ta keni hasur, edhe në shqip.
Zyrtarisht duhet të dini se Facebook nuk lejon këtë mundësi, pra të shikoni se kush ua ka vizituar profilin tuaj.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerbeg, ka deklaruar se kjo bie ndesh me politikat e faqes dhe është shkelje serioze privatësie.
Kujdes, në momentin që e klikoni këtë link që gjendet si koment, ai merr të drejtën që të bëjë postime në emrin tuaj tek persona të ndryshëm.
Prandaj, mos klikoni në atë link sepse automatikisht do të infektoheni me virusin “Spotify Me”.
Për ta pastruar profilin tuaj në Facebook nga ky virus, ndiqni këta 3 hapa të thjeshtë:
1. Hyni në Settings (lart në të djathtë të faqes)
2. Klikoni në Apps (anash në të majtë)
3. Afrojeni kursorin e mausit tek aplikacioni “Spotify Me” dhe klikoni mbi shenjën “X” që ju shfaqet afër tij duke e fshirë si aplikacion nëse ai gjendet në seksionin e aplikacioneve të profilit apo faqes suaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





