

Shpikjet nuk kanë të sosur dhe ato dallojnë nga njëra tjetra vetëm nga avancimi gjithë e më shumë i risive të tyre, shpesh, gjeniale.
Së fundit, një i ri në Britaninë e Madhe ka krijuar një automjet me një rrotë të vetme, të cilin e kontrollon me anë të mendjes.
Krijuesi i këtij automjeti të veçantë është 24-vjeçari Pretom Chakraborty nga Birmingham në Angli, raportojnë mediat e ndryshme londineze si The Sun, Metro, Daily Mail, etj.
Chakraborty tregon se e kontrollon këtë mjet duke dërguar impulset e trurit tek smartphone i tij.
Këtë proces ai e bën me anë të një palë syzeve speciale me Bluetooth dhe një aplikacioni. Djaloshi thotë se e krijoi mjetin në fjalë pasi u frymëzua nga një film ku tregohej pikërisht sesi një person kishte shpikur një automjet që e kontrollonte me mendje.
Mjeti ka një pavarësi udhëtimi prej 28 kilometrash dhe për ta karikuar me korrent mjaftojnë katër orë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





