Transmetuar më 15-11-2014, 20:09
Dy gra në Shkodër denoncojnë një të tretë se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre. Për këtë kallëzim, policia lokale ka kryer veprimet dhe sot konfirmoi arrestimin e 41 vjeçares Violeta Gurraj. E prangosura, nuse në familjen Gurraj, akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj Kaltrina Gurraj dhe ndaj nuses më të vogël të shtëpisë, Luljeta Gurraj. Nga hetimi i ngjarjes në Bajzë të rrethit të Malësisë së Madhe, bëhet e ditur se gratë e familjes Gurraj u detyruan të deoncojnë dhunën e përsëritur, sipas tyre të ushtruar nga nusja tjetër e kësaj familjeje, Violeta Gurraj. Kaltrina dhe Luljeta Gurraj vendosin ta denoncojnë publikisht nusen e madhe duke folur në televizion. Duke folur në Tv News24, ato thanë se Violeta Gurraj, tentoi të dëmtonte edhe fëmijën që ka në bark nusja tjetër e kësaj shtëpie Luljeta, e cila ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë. “Ka ardhur dje isha duke dalë nga dera, më kapi për hunde dhe më doli gjak pastaj më kapi te barku dhe ma ka shtyrë fëmijën poshtë. më tha Do bësh fëmijë ti këtu? dhe filloi të më shante. për këtë gjë që ka vënë dorë mbi mua mbi vjehrrën dhe nënën time unë nuk I kam besë për asnjë gjë”- tregon nusja e vogël Luljeta. Vjoleta Gurraj është arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës gjatë kohës që kjo e fundit tentoi të sulmonte kunatën shtatzënë. Por pavarësisht kësaj ata i duhen lirimit të Vjoletës dhe kërkojnë ndihmë nga shteti që të mbrojë ata dhe fëmijët e tyre. “ Unë i kërkoj shtetit nëse ka shtet që të më mbrojë fëmijën që kanë sot dhe fëmijën që do lind. nëse ajo del nesër unë jam viktimë”- apelon Luljeta. “Unë kërkoj të dërgohet te një mjek. Se atë nuk ka kush e ndjek nga pas, ajo është për spital”-shprehet e vjehrra. “Është me dy jetimë sepse i ka vdekur burri 12 vjet më parë. Nuk e di ku e ka planon ajo por vjen dhe godet portën mundohet të hyjë brenda dhe të rrahë gratë”- tregon vjehrri i nuses në fjalë. Sipas denoncuesve Violeta Gurraj përbën rrezik dhe kërcënim për ta, ndërsa deklarojnë se njihet si person problematik edhe tek fqinjët. Ata kërkojnë mbrojtje nga shteti pasi jetojnë me frikë se mos një ditë dhuna e saj do të shkojë edhe më tej duke shkaktuar fatkeqësi të mëdha.

Dy gra në Shkodër denoncojnë një të tretë se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre. Për këtë kallëzim, policia lokale ka kryer veprimet dhe sot konfirmoi arrestimin e 41 vjeçares Violeta Gurraj.

E prangosura, nuse në familjen Gurraj, akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj Kaltrina Gurraj dhe ndaj nuses më të vogël të shtëpisë, Luljeta Gurraj.

Nga hetimi i ngjarjes në Bajzë të rrethit të Malësisë së Madhe, bëhet e ditur se gratë e familjes Gurraj u detyruan të deoncojnë dhunën e përsëritur, sipas tyre të ushtruar nga nusja tjetër e kësaj familjeje, Violeta Gurraj.

Kaltrina dhe Luljeta Gurraj vendosin ta denoncojnë publikisht nusen e madhe duke folur në televizion. Duke folur në Tv News24, ato thanë se Violeta Gurraj, tentoi të dëmtonte edhe fëmijën që ka në bark nusja tjetër e kësaj shtëpie Luljeta, e cila ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë.

“Ka ardhur dje isha duke dalë nga dera, më kapi për hunde dhe më doli gjak pastaj më kapi te barku dhe ma ka shtyrë fëmijën poshtë. më tha Do bësh fëmijë ti këtu? dhe filloi të më shante. për këtë gjë që ka vënë dorë mbi mua mbi vjehrrën dhe nënën time unë nuk I kam besë për asnjë gjë”- tregon nusja e vogël Luljeta.

Vjoleta Gurraj është arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës gjatë kohës që kjo e fundit tentoi të sulmonte kunatën shtatzënë. Por pavarësisht kësaj ata i duhen lirimit të Vjoletës dhe kërkojnë ndihmë nga shteti që të mbrojë ata dhe fëmijët e tyre. “ Unë i kërkoj shtetit nëse ka shtet që të më mbrojë fëmijën që kanë sot dhe fëmijën që do lind. nëse ajo del nesër unë jam viktimë”- apelon Luljeta.

“Unë kërkoj të dërgohet te një mjek. Se atë nuk ka kush e ndjek nga pas, ajo është për spital”-shprehet e vjehrra.

“Është me dy jetimë sepse i ka vdekur burri 12 vjet më parë. Nuk e di ku e ka planon ajo por vjen dhe godet portën mundohet të hyjë brenda dhe të rrahë gratë”- tregon vjehrri i nuses në fjalë.

Sipas denoncuesve Violeta Gurraj përbën rrezik dhe kërcënim për ta, ndërsa deklarojnë se njihet si person problematik edhe tek fqinjët. Ata kërkojnë mbrojtje nga shteti pasi jetojnë me frikë se mos një ditë dhuna e saj do të shkojë edhe më tej duke shkaktuar fatkeqësi të mëdha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit