

Historia e anijeve Britanike të mbytura në gjirin e Sarandës më 23 Tetor 1946, tashmë në dritën e fakteve të reja.
Luftanijet HMS Suamarez dhe HMS Volage ranë në mina detare. Ndërkohë që 44 marinarë dhe oficerë u vranë. Britania akuzoi Shqipërinë për terrorizëm shtetëror.
Çështja u debatua fortë në Këshillin e Sigurisë ku Bashkimi Sovjetik vendosi veton në favor të Shqipërisë.
Gjyqi zgjati 4 vjet dhe Gjykata ndërkombëtare e Hagës, shpalli fajtore Shqipërinë për vendosjen e minave në Kanalin e Korfuzit.
Në vitin 2009 ekspedita shqiptaro-amerikane zbuloi për herë të parë në ujërat territoriale shqiptare Bashin e anijes HMS Volage duke hapur kështu një debat historik shumë të rëndësishëm, nëse Shqipëria ishte fajtore.
A kalonin anijet ushtarake britanike në formacion luftimi gati për të zbarkuar apo anijet ranë në mina detare në ujërat ndërkombëtare?
Pas një hulumtimi disa mujor në arkivën britanike u zbuluan dokumente autentike të cilat së bashku me gjetjen në Gjirin e Sarandës e çlirojnë Shqipërinë nga dëmi i madh moral mbi Incidentin e Korfuzit dhe i japin pafajësinë në opinionin ndërkombëtar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





