Transmetuar më 15-11-2014, 16:12

Për atletët nuk është gjithmonë e lehtë që t’ia dalin të zgjedhin sportin për nga fitimet që ai u sjell atyre. Por për disa, për të suksesshmit dhe të famshmit, fitimet janë vërtet të tepruara! Ja se sa fitojnë dhjetë atletët më të paguar në botë!

Fatkeqësisht në disa vende, sportistët duhet të përballojnë shumë vështirësi në praktikimin e sportit të tyre të preferuar. Shumë shpesh shoqëritë e vogla të sporteve, janë të detyruara të mbyllin “dyert” për shkak të problemeve ekonomike; dhe kur atletët duan dhe mund të luajnë në kategori të një niveli të lartë, pjesën më të madhe të herëve, duhet të paguajnë kompanitë nga xhepi i tyre.

Por për disa sportistë të tjerë është realitet krejt i kundërt nga ky! Në fakt, një boksier në Amerikë mund të fitojë 105,000,000 $ për ndeshje! Ndërkohë më poshtë do të njiheni me klasifikimin e sportistëve më të paguar të botës.

Matt Ryan, lojtar i futbollit amerikan, 34.500.000 € Matt Ryan është qendërmbrojtës i ekipit të futbollit Atlanta Falcons. I lindur në vitin 1985, ai u zgjodh si absoluti i Atlanta Falcons në vitin 2008, ndërsa ende nuk është larguar nga kjo shoqëri futbolli. Deri më tani ka fituar plot 43,8 milionë dollarë në vit.

Rafael Nadal, tenisti i tretë më i fortë në botë, 35.000.000 € Nadal, fenomeni i tenisit që në rini ia doli të mundte lojtarët më ekspertë duke u bërë numri një në botë, sot ka rënë në pozicionin e tretë. Por gjithsesi, ai nuk është se ka fituar më pak para për këtë gjë. Të ardhurat e tij deri më tani kanë arritur në 44,5 milionë dollarë në vit.

Phil Mickelson, golfisti i tre kampionateve, 42.000.000 € Phil Mickelson është një nga 16 lojtarët amerikanë i cili ka arritur të fitojë 3 nga 4 prej ligave më të larta në këtë sport. Mickelson ka mbetur për më shumë se 700 javë në dhjetëshen më të mirë të golfistëve të botës në “La Official World Golf Ranking”. Ndërsa fitimet e tij janë më të larta sesa sukseset e tij sportive. Deri më sot, ka fituar 53,2 milionë dollarë çdo vit.

Roger Federer, i konsideruar si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, 44.000.000 € Edhe pse tashmë ai nuk është më numri një në botë i tenisit, konsiderohet si më i mirë i të gjitha kohërave në këtë sport. Sot për sot, fitimet e tij vjetore arrijnë në 56,2 milionë dollarë.

Tiger Woods, mes golfit dhe divorcit, 48.000.000 € Golfisti i famshëm amerikan duket se deri më tani ka fituar 61,2 milionë dollarë në vit, 6,2 prej të cilave lidhen me fitoret dhe 55 milionë të tjera janë ofruar nga sponsorët dhe donatorët. Megjithatë, divorci nga bashkëshortja, Erin Nordegren, mund ta minojë këtë shifër.

Kobe Briant, gjiganti i verdhë-vjollcës, 48.500.000 € Lojtari i famshëm amerikan i basketbollit luan për Los Angeles Lakers, skuadrën me të cilin ai fitoi pesë tituj NBA. Të ardhurat e tij vjetore janë 61,5 milionë dollarë.

Lionel Messi, fituesi i “Topit të Artë”, 51.000.000 € Lionel Andrés Messi Cuccittini është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të futbollit që ka ekzistuar ndonjëherë dhe shpesh krahasohet me Diego Maradonën. Ai ka fituar “Topin e Artë” që nga viti 2009 deri në 2012. Shuma e parave që ai fiton çdo vit është 64.700.000 dollarë.

Le Bron James, “The King”, 57.000.000 € Lojtari amerikan i basketbollit, 2 metra e 3 centimetra i gjatë, ka një shumëllojshmëri të pseudonimeve të cilat lënë pak dyshime për talentin e tij: “Mbreti James”, “Më i miri”, “I pazëvendësueshmi”. Ai me ekipin kombëtar amerikan fitoi dy medalje të arta dhe një medalje bronzi olimpike dhe për shumë vite me radhë ka qenë në krye të listës së basketbollistëve për aftësitë e tij. Mësohet se aktualisht ka një pagë vjetore prej jo më pak se 72.3 milionë dollarë.

Cristiano Ronaldo, futbollisti më i paguar në botë, 63.000.000 € Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro është kapiteni i ekipit kombëtar portugez dhe aktualisht luan për Real Madrid. Në vitin 2009, ai ka kaluar nga Mançesteri te Real Madridi dhe me këtë rast ka fituar rekordin absolut të historisë e tregut të transferimit: duket se veprimi i tij ka kushtuar rreth 94 milionë euro. Për momentin Cristiano Ronaldo është futbollisti më i pasur në botë, me një fitim prej 80 milionë dollarësh në vit.

Floyd Mayweather, “djali i bukur” boksier, 82.000.000 € Boksieri amerikan, i lindur më 1977, është biri i traditës së boksit: i ati dhe xhaxhai kanë qenë kampionë në të njëjtën disiplinë. Kur ndeshej si amator ai merrte shumë pak goditje në fytyrë, falë teknikës mbrojtëse që i kishte mësuar babai dhe xhaxhai; për këtë gjë ai është quajtur ndryshe edhe si “Pretty Boy” (djali bukur). Paga e tij vjetore arrin deri në 105 milionë dollarë dhe kjo vetëm falë fitoreve të tij dhe jo nga sponsorët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit