Transmetuar më 15-11-2014, 15:53

Një aplikacion i ri lejon dy komunikues që të shohim fjalët që po shkruajnë pa shtypur ende butonin ‘dërgo’. Mekanizmi që e bën të mundur këtë është i ngjashëm me atë që përdor Facebook për të parë fjalitë që shkruhen, por nuk postohen. Programuesit thonë se ky është një hap përpara drejt ruajtjes së privatësisë 

Një aplikacion i ri do t’i fusë në telashe përdoruesit e aplikacioneve që dërgojnë mesazhe mes tyre. Nëse jeni nga ata persona që dërgojnë mesazhe të rrëmbyera dhe të pakontrolluara, por që më pas i rregulloni dhe i rimendoni përpara se të shtypni butonin ‘dërgo’, zhvilluesit e programeve ju kanë punuar një rreng.

“Beam Messenger” është një aplikacion që tregon gjithçka që personi tjetër po shtyp në kohë reale, shkruan “Daily Mail”. Kjo do të thotë se nëse miku juaj e ka aplikacionin, ai mund të shoh në çast se çfarë shkronjash po shtypni dhe fjalitë që po formoni. Personi me të cilin po komunikoni mund të lexojë edhe tekstet që ju vendosni të mos i çoni.

Aplikacioni android falas zbulon të gjitha të fshehtat e komunikimit mes dy miqve, që nga gabimet e drejtshkrimit deri te pendesa e fjalëve të thëna. Kështu do t’ju duhet të mendoni disa herë përpara të se filloni të shkruani, pasi ai ofron një vështrim në ekranin e tjetrit vetëm për sa kohë përdoret aplikacioni.

Përdoruesit e sistemit operativ iOS do ta kenë në duart e tyre këtë aplikacion së shpejti.

Firma kaliforniane që fshihet pas këtij aplikacioni android, pretendon se është e para e llojit të vet për këtë komunikim në kohë reale dhe të vërtetë.

Për shembull, aplikacioni të lejon të shikosh përgjigjen e tjetrit pa pasur nevojë të presësh derisa ai ta dërgojë atë. Dhe nëse marrësi e di tashmë se ku do të dalë tjetri, mund t’ia thotë atij që ky të mos humbasë kohë për të mbaruar historinë që po tregon.

Për më tepër, ky aplikacion do të thotë se njerëzit mund të bëjnë biseda pa pasur nevojë fare të shtypin butonin “dërgo”, gjë që është një plus për privatësinë. Një formë e tillë bisede nuk ruhet në asnjë rrjet të dhënash pasi nuk transferohet fare.

“Beam Messenger” përdor monitoron elementet e HTML për të kuptuar se çfarë shkruajnë përdoruesit. Në çdo fjali, “Beam” ka një mekanizëm të kontrollit të gabimeve për t’u siguruar në lexueshmërinë e fjalisë. Shefi i “Beam”, Alec Gordon tha se aplikacioni nuk monitoron mesazhet që dërgohen nga përdoruesit.

Mesazhet e vetme që ruhen, janë ato që nuk mund të dërgohen, ato që presin që pajisja e klientit të lidhet me internetin për t’u çuar dhe bëri të ditur se sapo mesazhi dërgohet, të dhënat fshihen.

Një aplikacioni i ngjashëm, i lançuar më herët këtë vit dhe i quajtur “Ansa”, i lejon përdoruesit të fshijnë mesazhet nga celularët e të tjerëve. “Ansa” funksionon në një mënyrë të ngjashme me “Snapchat”, pasi fshin automatikisht mesazhet, fotot dhe videot disa sekonda pasi janë parë. Megjithatë, ndryshe nga “Snapchat”, “Ansa” i lejon përdoruesit të fshijnë mesazhet nga distanca, përpara se ato të mund të lexohen.

Një kërkim i Facebook-ut në dhjetor, zbuloi se 70 për qind e përdoruesve rregullisht shkruajnë një koment apo një status, përpara se të vendosin nëse do ta postojnë apo jo.

Studimi zbuloi se burrat kishin më shumë gjasa të vetëcensuronin postimet e tyre në median sociale, krahasuar me femrat.

Megjithëse “Beam Messenger” nuk transferon të dhëna meqë nuk është e nevojshme të shtypet butoni ‘dërgo’, mendohet se siguria është e madhe. Por pikëpyetje ngrihen për mënyrën sesi vetëm aplikacioni i gjurmon se çfarë shkruan tjetri dhe nuk dihet sesa për qind e informacionit ruhet në serverat e tij.

Shkencëtarët e të dhënave, përfshirë ata të Facebook-ut, mund të përcaktojnë se një status apo koment është shtypur duke gjurmuar kodin në formën HTML të çdo faqe.

Ky element formë është i përbërë nga kodi HTML që kontrollon kutitë ku përdoruesit e “Facebook”-ut shkruajnë, përfshirë edhe atë të përditësimit të statusit.

Çdo herë që në këto kuti shkruhen fjalë, shkencëtarët mund t’i gjurmojnë ndryshimet që ndodhin në kodin HTML. Kërkuesit janë gjithashtu në gjendje të gjurmojnë fjalët që shkruhen në kutinë e komentit të statuseve, fotove dhe postimeve të tjera.

Për të qenë të qartë, Facebook nuk gjurmon se çfarë tastesh janë shtypur saktësisht, pra nuk e zbulon se çfarë është shkruar. Por ai gjurmon kur janë shkruar fjalët, sa janë shkruar dhe nëse ato janë fshirë apo braktisur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit