Transmetuar më 15-11-2014, 15:04

Tiranë, NOA.al- Vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin shqiptar duke gjeneruar shira në të gjithë vendin. Më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat malore veriore dhe zonat malore jugore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dendur në të dy ekstremet veri-jug duke lënë me vranësira dhe shira të dobët pjesën tjetër të territorit. Po ashtu në mbrëmje dhe gjatë natës shirat do të jenë prezent në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi prej 35 km/h nga verior dhe veriperëndimor, për pasojë në det do të ketë dallgëzim deri 3 ballë.

Europa

Zhvendosja e një sistemi frontal nga oqeani Antlantik drejt gadishullir Iberik duke u futur më në brendësi të kontienntit deri poshtë në zonën e Alpeve, do të bëjë që vranësira dhe shira të dominojnë mbi këto rajone. Po ashtu, vendet Mesdhetare do të mbeten me vranësira dhe shira të cilat gjatë pasdites do të përfshijnë Europën juglindore. Moti i qëndrueshëm do të dominojnë rajonin e balltikut, vendet skandinave si edhe Europën Lindore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit