Transmetuar më 15-11-2014, 14:10

Juri Hvtisishvili është një zdrukthëtar i zoti rus, i cili ka krijuar një motorr të paparë prej druri, në përmasa reale të motorrit të famshëm rus IZH-49.

Mënyra e krijimit të tij deri në detajet më të imëta, krijon bindjen se mund të funksionojë vërtetë. Ai vendosi që të bëjë diçka unike dhe kështu nisi punën për ndërtimin e motorrit të tij të preferuar, një IZH-49.

Për realizimin e veprës së tij iu deshën katër muaj punë, ku materiali bazë ishte druri, por iu desh të përdorte edhe vida të ndryshme për montimin e pjesëve.

Fotografitë e punës së përfunduar i postoi në profilin e tij në Facebook, duke marrë komente pafund dhe përgëzime të shumta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit