

Elbasan, 15 nëntor 2014, NOA.al- Një i ri nga Elbasani ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor kurse tre persona të tjerë u plagosën.
Indrit Alla 24 vjeç, ka ndërruar jetë në duart e bluzave të bardha, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orën 01.00 të natës duke gdhirë dita e sotme në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.
Aksidenti ndodhi kur një makinë tip Toyota me targa EL 0642C u përplase me një makinë tip Opel, me targa AA 044BC, duke shkaktuar edhe plagosjen e kalimtarit Alla. I riu Indrit Alla gjeti vdekjen paraditen e sotme si pasojë e dëmtimeve të pësuara.
Nga ana e policisë vijojnë ende hetimet për këtë rast, me synim zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit, por duket se shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet ka qenë fatale.
Në rrugën e re, të sapo përfunduar, në këtë kryqëzim ku ndodhi tragjedia me një të vdekur dhe tre të plagosur, mungojnë semaforët dhe sinjalistika. /a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





