

Babai e kishte siguruar se e kishte premtuar për nuse tek një djalë 20 vjeçar, por duke lexuar kontratën martesore, vajza 17 vjeçare zbuloi se bashkëshorti i saj i ardhshëm ishte një i moshuar 90 vjeçar.
Kjo ngjarje është shënuar në Arabinë Saudite, ku vajza denoncoi prindërit në polici për mashtrim, duke e çuar çështjen në gjykatë dhe duke bërë që të anulohet marrëveshja paramartesore.
Propozimi për martesë kishte ndodhur para disa muajsh, ku babai i kishte prezantuar vajzës një djalë 20 vjeçar tërheqës, por vajza mendoi të shikonte edhe kontratën paramartesore për tu siguruar.
Në momentin që do të firmoste dokumentin zbuloi se bashkëshorti i saj i ardhshëm ishete gati 100 vjeç dhe më vonë zbuloi se i riu i prezantuar si burri i ardhshëm, nuk ishte gjë tjetër veçse një aktor me pagesë. Vajza kërkoi menjëherë anulimin e marrveshjes e cila ishte firmosur nga babai i saj, gjë që u aprovua në gjykatë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





