Transmetuar më 15-11-2014, 09:10

Ishte aq e shëndoshë sa që xhinset i griseshin dhe shokët e tallnin në rrugë. Por tashmë anglezja Kim Bowman, nga Merseyside, është bërë modele e rrobave të banjës.

Vajza kishte nisur të shëndoshej pas transferimit në Universitet, ku hante vakte të shpeshta dhe ushqime fast food-i, mbrëmje me alkool etj., duke bërë që 22 vjeçarja të arrijë të peshojë mbi 90 kilogramë.

Pantallonat i griseshin vazhdimisht dhe duke bërë pazar kuptonte se duhet të kërkonte për masat më të mëdha. Nuk ishte e lumtur por këtë trishtim e shoqëronte duke ngrënë më shumë.

Një ditë u prek së tepërmi pasi duke ecur në rrugë disa djem e quajtën “trashaluqe”, dhe në atë moment Kim mori vendim që të lërë pas varësinë ndaj ushqimit.

Zbuloi në internet një dietë dobësuese dhe nisi që ta zbatojë atë, të alternuar edhe me palestrën. Pas pak më shumë se një viti ajo arriti të ketë peshën që mban edhe aktualisht, 50 kilogramë, çka ka bërë që Kim të sfilojë si modele me rroba banje.

“Në mendjen time kam mbetur ajo vajza e shëndoshë e mëparshme. Akoma nuk e shoh veten siç më shohin të tjerët. Por padyshim që kam ndryshuar shumë në sajë të ushqimit. E mbaj nën kontroll situatën”, thotë Bowman./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit