




Njëlloj si në makthet më të këqija. Për nëntë vjet me radhë Karen Marx, 48 vjeç, nga Wisconsin (SHBA), nuk kishte më lajme për të shoqin Adam.
Kur e kishte pranuar idenë se nuk e kishte më dhe ishte zhvendosur për të jetuar në Montana, duke lundruar në Facebook, rastësisht zbuloi se i shoqi i saj ishte gjallë, por mbi të gjitha kishte ndërtuar një jetë të tij, duke u martuar sërish por pa u divorcuar me të. Adam u arrestua dhe rrezikon deri në gjashtë vite burg për mashtrim dhe bigami.
Adam Marx nuk ishte i panjohur në tentativat e tij të arratisë. Vetëm një vit para martesës me Karen, ai kishte lënë gruan e tij të parë, vetëm duke i lënë një letër. Më tej ai nisi të zhdukej sërish, deri kur gruaja e tij duke dyshuar për trafdëti e divorcoi.
Pas kësaj ai u martua me Karen. Kaluan plot nëntë vite kur Karen u kthye në Wisconsin, ku rastësisht takoi nënën e të shoqit dhe mësoi shumë më tepër dhe se i shoqi kishte jetuar gjatë gjithë kësaj kohe rreth 200 km larg saj. Burri u shfajësua duke thënë se mendonte se kishte qenë Karen ajo që donte të ndahej me të./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





