Transmetuar më 15-11-2014, 08:36

Tiranë, 15 nëntor 2014, NOA.al- Tetë persona janë vënë në prangat e policisë të dyshuar për trafik armësh drejt Sirisë. Gjatë operacionit të koduar “Armëtari”, policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Durrësit dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, bënë të mundur goditjen e një grupi kriminal për trafikim ndërkombëtar të armëve dhe municionit.

Gjatë hetimit intensiv të veprimtarive kriminale të këtij grupi u arrestuan në flagrancë Sami Mema, 44 vjeç, me banim në Shijak; Artan Aruçi, 42 vjeç, banues në Shijak; Alban Mançja, 29 vjeç, banues në Durrës; Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak; Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak; Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak; Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Xhaja 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë u shpallën në kërkim katër persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 6 armë zjarri automatike tip kallashnikov; një pistoletë model TT; 5 pistoleta miniblow, një automatik tip skorpions me silenciator; 5 granata ; dy armë gjahu tip Shotgan si dhe sasi e konsiderueshme fitila zjarrpërcjellës dhe municioni.

Nga të dhënat hetimore të administruara, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë.

Aktualisht me Prokurorinë për Krime të Rënda po bashkepunohet për ndjekjen e mëtejshme të hetimeve për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit