Transmetuar më 15-11-2014, 08:20

Përditësuar, e shtunë 15 Nëntor 21:49

Gramsh, 15 nëntor 2014, NOA.al- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Gramsh natën duke gdhirë dita e sotme duke i marrë jetën 37-vjeçarit Përparim Duzha, emigrant në Belgjikë.

I ndjeri është ekzekutuar me të shtëna armësh në fshatin Tërlov të Gramshit, teksa ndodhej para banesës së tij.

Lidhur me ngjarjen, mbrëmjen e sotme policia lokale konfirmoi se ka arrestuar shtetasit   Selman Xhemal Hoxha, 63 vjeç, Fiqiri Selman Hoxha 43 vjeç dhe Edmond Selman Hoxha 29 vjeç, që të tre banues në fshatin Tervol Gramsh.

“Arrestimi i tyre u bë për arsye se janë autore të dyshuar të vrasjes se shtetasit Përparim Duzha 40 vjeç”, – i tha NOA-s një burim zyrtar i policisë së Gramshit.

Tre të dyshuarve, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre automatikë kallashnikov dhe një tjetër armë automatike. Gjithashtu i janë gjetur edhe plot 10 mijë fishekë automatiku kallashnikov, 2.500 fishekë pistolete TT, tetë copë granata defensive, 23 ndezës të unifikuar dhe dy karikatorë automatiku.

Policia tha se po vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake të hetimit që mëson Noa.al, Duzha prej pak kohësh ishte kthyer nga Belgjika ku prej vitesh jetonte e punonte si emigrant.

Ditën e hënë, viktima është konfliktuar me një nga vëllezërit e përfshirë në krim. Sipas hetimit, Përparimi e ka rrahur atë për motive të dobëta.

Në shenjë hakmarrjeje për atë që ndodhi, tre Hoxhajt kanë hapur zjarr ndaj tij duke i marrë jetën.

/a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit