Transmetuar më 15-11-2014, 08:11

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Shtunë, 15 Nëntor 2014.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Kërkesa zyrtare, energjia, çmimi i ri që kërkohet për familjet”.

Tituj të tjerë janë; “Administrata, Blushi: As unë nuk merrem në punë po të aplikoj”.

“8 të arrestuar, goditet banda në Shijak, armë nga Serbia për në Siri”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Emërohet kupola e PD-së. Kandidatët potencialë për kryerarë dhe sekretarë të përgjithshëm, zbulohen 28 rivalët”.

Tituj të tjerë janë; “Deputetët e PS-së: Ja shkeljet me emërimet në administratë”.

“Bardhyl Dhamo gjendet i vdekur në banesë, gjyqtari i Krimeve të Rënda”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Edi Rama, nacionalisti që nuk ishte por u bë. Trajektorja e çuditshme e nacionalizmit të kryeministrit gjatë e pas vizitës në Beograd. Përpjekja për t’u parë mirë nga shqiptarët dhe fituar pikë në Kosovë, e nga ana tjetër ruajtja e rolit “të djalit të mirë” të Brukselit”.

Tituj të tjerë janë; “Llalla, në shtegun e ngushtë mes drejtësisë dhe politikës”.

“Energjia, OSHE kërkon rritje me 5 lekë për kilovat/orë”.

“Klajda Gjosha: Pse Gjermania po bën garantin që Ballkani të hyjë në BE”.

Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Sherr pqr Kosovën, Shqipëri- Serbi, përplasje në OSBE”.

Tituj të tjerë janë; “Gruaja e Mëhillajt: Andonin e rrahën dhe kërcënuan, u ngujua një muaj”.

“Kadare: Letra e ish-mikut tim, do i thoja budalla por do i bëja favor”.

“Siri, Dumani la amanet, “Mos m’i ktheni fëmijët në Shqipëri”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Terroristë në Shqipëri, prokurorë nga Amerika”.

Tituj të tjerë janë; “Sondazhi i SOROS, gjyqtarët dhe prokurorët: Të ndryshohet Kushtetuta”.

“Vuk Drashkoviç: Sa herë shkoj në Paris vë lule në varrin e Esad Pashë Toptanit”.

“Etleva Bisha: Ndihma ekonomike, nuk duhet të nxisë parazitizmin”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit