
Të dhënat po ngarkohen...

Shqiperia U-21, ka fituar 3-2 te premten kundër Bahreinit, në Turneun e Dubait, që po luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, ka qenë triumfuese në këtë ndeshje, duke e goditur kundërshtarin tri herë me anë të Ahmedit, Vatnikajt dhe Rrahmanit.
Ndeshjen e ardhshme, skuadra jonë do ta zhvillojë kundër Uzbekistanit me datë 16 nëntor.
Në takimin kundër Bahreinit, skuadra jone ka aktivizuar këta futbolliste: Strakosha, Lulaj, Rrahmani, Vojvoda, Hoxhallari, Marku, Qose, Mece, Amedi, Muriqi dhe Gino. U aktivizuan Vatnika dhe Sokoli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
