

Kupa e Kombeve të Afrikës e programuar për vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Guinenë Ekuatoriale.
Ky është vendimi i parë nga Konfederata e Futbollit Afrikan, pas tërheqjes së Marokut, për shkak të frikës së përhapjes së virusit Ebola, që deri tani ka marrë më shumë se 5 mijë jetë njerëzish në këtë kontinent.
Qeveria e futbollit afrikan nuk e pranoi kërkesën e Marokut për ta shtyrë turneun, duke e përjashtuar këtë përfaqësuese nga kompeticioni që tashmë do të organizohet nga Guinea Ekuatoriale.
Në vitin 2012 shteti afrikano qendror ishte bashkëorganizator me Gabonin, ndërsa këtë radhë ka vendosur ta organizojë vetë turneun.
Pas bisedimeve mes kryetarit të qeverisë dhe presidentit të Republikës së Guinesë Ekuatoriale me presidentin e Konfederatës së Afrikës, Issa Hayatou,u vendos që qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet do të jenë Malabo, Bata, Mongomo dhe Ebebiyin.
Shorti për përcaktimin e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës do të hidhet më 3 dhjetor në Malabo.
Është ende e paqartë nëse Guinea Ekuatroriale do të zërë vendin e Marokut në kompeticion, pasi janë skualifikuar për shkak të aktivizimit të parregullt të një lojtari gjatë kualifikueseve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





