



Në Uashington po fillon një betejë e re për imigracionin, mes njoftimeve se Presidenti Barack Obama po planifikon t’i vërë veton një vendimi, i cili do të mbronte rreth 5 milionë imigrantë të paligjshëm nga deportimi. Mes emigrantëve ilegalë gjenden edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria të cilët kanë arritur të hyjnë në mënyrë ilegale vitet e fundit në SHBA dhe presin me ankth që të shmangin rrezikun e dëbimit nga ky vend.
Zyrtarët amerikanë që janë në dijeni të kësaj çështjeje, thonë se zoti Obama mund ta njoftojë këtë vendim që javën e ardhshme, ose mund të presë deri në muajin e ardhshëm, pasi Kongresi të miratojë buxhetin.
Kurdo që të ndodhë, ky vendim pritet të shkaktojë zemërim mes republikanëve, të cilët kanë filluar tashmë përpjekjet për ta bllokuar atë.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha dje se ligjvënësit do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet presidentin, në se ai vazhdon me këtë plan të imigracionit.
Por gjatë vizitës së tij në Birmani, Presidenti Obama tha sot se “në vend që t’i kushtojnë kaq shumë kohë përpjekjeve për pengimin e veprimeve të mija të ligjshme, republikanët duhet t’i kushtojnë vëmendjen e nevojshme miratimit të reformës së imigracionit.
Presidenti Obama shpreh qëndrim zyrtar për të ardhmen e emigrantëve
SHBA, thirrje për fëmijët e emigrantëve
BE, aksion ndërkombëtar të përbashkët kundër emigracionit klandestin
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





