Transmetuar më 14-11-2014, 19:21

Një vajzë gjashtë vjeçare është vrarë nga shpërthimet me granta në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, tha se fëmija u vra sot më 14 nëntor, kur një shpërthim i madh qëlloi mbi një fshat afër frontit ku po zhvillohet konflikti midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

Ai tha se sulmet me granata dore ofensive, u bënë nga rebelët e qytetit Luhansk, i mbajtur nën kontroll nga separatistët.

Nuk kishte ndonjë reagim të menjëhershëm të separatistëve, evidenton RFE.

Kievi dhe rebelët i kishin hedhur fajin njëri-tjetrit për një granatim që vrau dy djem adoleshentë në një fushë të lojërave të një shkolle më 5 nëntor.

Më shumë se 4 mijë persona kanë vdekur gjatë shtatë muajve të fundit në luftimet në lindje të Ukrainës.

Lysenko tha se një ushtar u vra dhe 6 të tjerë u plagosën vetëm në 24 orët e fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit