Transmetuar më 14-11-2014, 18:06

Stokholm, SUEDI, 14 Nëntor 2014 NOA.al – Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Stokholm, ku është ftuar të mbajë fjalën kryesore në samitin “Creative Time”.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Rama takoi Kryeministrin suedez Stefan Löfven me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë një drekë pune të organizuar në selinë e qeverisë së Suedisë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan të shkëlqyera. Sipas zyrës për shtyp të z.Rama, kryeministri Lövfen përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat e ndërmarra.

Një çështje e rëndësishme e bisedës ishte edhe vizita e fundit e Kryeministrit Rama në Serbi si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit.

Më herët, Kryeministri Rama bisedoi dhe me ambasadorët suedez të akredituar në rajon dhe iu përgjigj interesimit të tyre mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. /a.d/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit