Transmetuar më 14-11-2014, 21:24

Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, është duke planifikuar ndryshime të mëdha brenda forcave bërthamore të vendit, duke premtuar edhe investime miliarda dollarëshe, për të përmirësuar menaxhimin e arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hagel, ka urdhëruar kontrollimin e forcave bërthamore, pasi gazetarët hetues në SHBA, në fillim të këtij viti, zbuluan probleme të shumta në menaxhim, në siguri dhe në aspektin moral.

Raportet e mediave, kanë dokumentuar një mori gabimesh që kanë ndodhur tek menaxhimi i forcave bërthamore gjatë dy viteve të fundit, ku përfshihen sjelljet e këqija nga ana e udhëheqësve, gabime në trajnime, shkelje të rregullave të sigurisë dhe mashtrime në provime.

Këto raportime, kanë çuar në disa shkarkimeve, ulje në grada, si dhe marrjen e masave të tjera disiplinore ndaj personelit të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Zyrtarë të Pentagonit, kanë thënë për Associated Press, se Hagel pritet që të zbulojë më shumë detaje lidhur me këtë çështje, në një konferencë për media në orët në vazhdim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit