

Prishtinë, 14 nëntor 2014 – Gjatë këtij viti, në Kosovë kanë hyrë 2 mijë e 400 tonë duhan. Mesatarja e importit të duhanit që hyn në Kosovë për një vit, është rreth 3 mijë e 500 tonë.
Në bazë të këtyre statistikave del se qytetarët e Kosovës harxhojnë rreth 150 deri në 200 milion euro për një vit, për konsum të duhanit. Adriatik Stavileci, zëdhënës në doganat e Kosovës thekson se taksat e duhanit kalojnë shifra mjaft të mëdha.
“Konsumi vjetor i vlerësuar nga doganat e Kosovës dhe kompanitë ndërkombëtare, është 3 mijë deri në 3mijë e 500 tonë”.
“Ndërkaq prej janarit deri në tetor të këtij viti,kemi pasur import 2.400 tonë duhan. Taksat e duhanit janë mjaft të larta, ku e kalojnë shifrën 100 milion euro. Vetëm gjatë kësaj periudhe të këtij viti, pra gjithsej për duhan janë shpenzuar rreth 150 milionë euro”, – ka shtuar Stavileci.
Ndryshe nga data 22 maj e vitit 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi.
Por ai nuk është duke u zbatuar në masë të kënaqshme, kanë deklaruar zyrtarë që merren me monitorimin e ligjit për kontrollin e duhanit.
Nga hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë, e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





