Transmetuar më 14-11-2014, 15:02

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit me përjashtim të zonave malore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash. Gjatë pasdites do të kete zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar shira të karakterit lokal. Ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare dominante do të jenë kthjellimet por herë pas here do të shfaqen vranësira kalimtare. Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatre në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 37 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, për pasojë në det do të ketë dallgëzim 3 ballë.

Europa

Vendet Perëndimore dhe zona e alpeve do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur. Problematike situata do të mbetet sërish në veri të Italisë ku shirat do të jenë të konsidurueshëm. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të paraqiten vendet skandinave. Përsa i përket pellgut të Mesdheut, Europës juglindore dhe gadishullit të Ballkanit do të karakterizohen nga moti i kthjellët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit