

Lezhë, 14 nëntor 2014, NOA.al- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Lezhë. 46 vjeçari Tonin Zefi ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti.
Një makinë tip Benz me targa LE9562A që drejtohej nga Elvis Brahimaj, 20 vjeç, banues në Tale, Lezhë është përplasur me mjetin Renault me targa AA735GD që drejtohej nga Edmond Nikolli, 20 vjeç, banues në Spiten, Lezhë si dhe me mjetin çiklomotorr që drejtohej nga Tonin Zefi, banues në Ishull Lezhë.
Për të hedhur dritë mbi aksidentin drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në polici, ndërkohë që uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e rastit për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Kryqëzimi i Rrilës”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





