Transmetuar më 14-11-2014, 09:37

Elbasan, 14 nëntor 2014, NOA.al- Një grabitje e dhunshme ka ndodhur në një pikë grumbullimi skrapi në Elbasan.

Në fshatin Katundi i Ri në Elbasan, persona të paidentifikuar, janë futur në ambientet e brendshme të një pike grumbullimi skrapi, ku kanë goditur me mjete të forta V.H,, 47 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, i cili punonte në ambientet e magazinës dhe më pas i kanë marrë 210.000 lekë të cilat i ka patur gjendje.

Nga ana e policisë pas marrjes së këtij njoftimi nisi puna për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje me dhune”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit