Transmetuar më 14-11-2014, 09:24

Publikoi disa fotografi të sajat në Facebook, por i gjeti të publikuara në një sajt të nxehtë. Grace Marr, 20 vjeç nga Liphook, Hampshire (Angli), mbeti e shokuar pasi zbuloi se ishte bërë imazh në një sajt për takime të nxehta, ku fotografitë ishin vjedhur nga profili i saj në Facebook dhe përdoreshin për të “peshkuar” meshkuj të ndryshëm.

Muajin e kaluar ajo u kontaktua nga një mik i familjes, i cili e lajmëroi se kishte parë fotografitë e saj në sajtin e nxehtë ku shkruhej “Beqarja e nxehtë në zonën tënde”.

Marr tregon se, “Më telefonoi një mik i cili punon në një kompani kompjuterike, pasi kishte parë fotografitë e mia. Fytyra ishte e imja, ndërsa pjesa e trupit ishte përpunuar. Poshtë tyre shkruhej “Më njeh? U ndjeva e inatosur, nuk mund tu besoja syve”.

Grace e denoncoi ngjarjen, dhe pas kësaj nisi apelet për të paralajmëruar përdoruesit e rrjeteve sociale mbi atë që mund t’iu rrezikohet. Ajo thotë se në internet nuk ka postuar asnjëherë imazhe të papërshtatshme dhe se mbeti e befasuar nga ajo që zbuloi./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit