

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Premte, 14 Nëntor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Zhduket pas arrestit ish-drejtori i kazinove, për 2.5 milionë dollarë”.
Tituj të tjerë janë; “Rama: Bëra detyrën për Kosovën. Basha: Vizitë jo produktive”.
“Ironia e Kadaresë me Byronë Politike në 86: Edhe një tufë dhish do të ishin më të ndjeshme”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Në kërkim vëllai i kreut të PD-së”.
Tituj të tjerë janë; “PS kundër Canit: I dha më shumë fonde Dibrës se sa Durrësit”.
“Sherri në Tiranë, truproja ther me thikë policin e Bashës, Florenc Hoxha”
“Vrasja e Xhihadistit: Familja Dumani në ankth për dy fëmijët”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ish-truproja plagos me thikë Florenc Hoxhën e Bashkisë”.
Tituj të tjerë janë; “Ministër në hetim? Rama: Mbështes Llallën t’i vërë prangat nëse ka prova”.
Lulzim Basha: S’e përjashtoj rikandidimin, Rama në Kosovë, si “u mbars mali e polli një mi”.
“Gjokona: Mitro më ofroi para në burg në këmbim të dëshmisë pro”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Formula e pensionit, si të blini deri në 21 vite pune”.
Tituj të tjerë janë; “Edi Rama: Nëse ministrat janë të korruptuar le të burgosen”.
“Lulzim Basha: Nuk e përjashtoj kandidimin për Bashkinë”.
“Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kërkohet ish-truproja”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Nuk ka para për të përmbyrurit, KESH nuk e njeh më borxhin, Cani: Ti paguajë pushteti vendor”.
“Rama: Prerje në besë nëse nuk do të flisja për Kosovën”.
“Nëna kërkon ndihmë për dy fëmijët në kampin e ISIS”.
“Guvernatori, zbulohen kandidatët”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





