
Të dhënat po ngarkohen...

Një burrë i moshës 43 vjeçare u ekzekutua në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë natës së lënë pas.
Në vitin 1994 ai ishte dënuar me vdekje pasi kishte vrarë gruan dhe kishte përdhunuar vajzën e tij 10 vjeçare dhe më tej e kishte vrarë.
Chadwick Banks u deklarua i vdekur pas injeksionit vdekjeprurës në 19.27 me orën vendase ose në 1.27 me orën tonë.
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, refuzoi apelin e fundit të tij në më pak se një orë para ekzekutimit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
