
Të dhënat po ngarkohen...

Irina Shayk nuk njeh kufij. Bukuroshja ruse është shpallur femra e vitit në vendlindjen e saj, duke eklipsuar të gjitha rivalet në këtë garë.
Prej vitesh, Irina jeton dhe punon në Spanjë bashkë me të fejuarin e saj, Cristiano Ronaldo.
Gjatë viteve të fundit, ajo ka pushtuar kopertinat e revistave prestigjioze në mbarë botën, duke u bërë një nga modelet më të kërkuara të planetit.
Këtë herë, është Rusia që e nderon me një trofe që i shtohet koleksionit të saj gjigant të bukurisë, citon Supersport.
Irina ka nxituar ta publikojë foton e momentit të dorëzimit të çmimit në faqen e saj në Instagram.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
