

Marrëdhënie seksuale po, por romantike. Është kjo ajo që ëndërrojnë pjesa më e madhe e meshkujve dhe femrave. Ky fakt është zbuluar nga një studim kanadez i Universitetit të Montreal, i publikuar në revistën shkencore “Journal of sexual medicine”.
Në krye të preferencave, përtej fantazive seksuale, vendoset romanticizmi. Është ky mendimi i 92.2% të femrave dhe 88.3% të meshkujve, të cilët u shprehën se kishin nevojë të ndjenin emocione romantike gjatë raportit seksual.
Por diferencat nisin të shfaqen kur flitet për lloje të tjera fantazish. Që të dyja gjinitë pëlqenin të merrnin nga partneri marrëdhënie orale, por jo të bënin diçka të tillë në masën 78% për meshkujt dhe 72.1% femrat.
Ndërkohë meshkujt i kanë fantazitë seksuale më të shfrenuara, pasi 84% e trye u shprehën se preferonin të bënin dashuri me dy femra, ndërsa 82% e meshkujve fantazonin të shikonin dy femra duke bërë dashuri bashkë. Sakaq në masën 64.6%, femrat preferonin të dominonin në shtrat./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





