








Një grup shkencëtarësh zbritën në brendësi të një krateri misterioz në Siberi i cili është i thellë 16.5 metra dhe i gjerë 30 metra. Duke përdorur pajisje specifike, studiuesit u ndalën në rreth 10 metra thellësi, sepse gropa ishte e mbushur me ujë të ngrirë.
Dyshohet se ky fenomen është shkaktuar për shkak të gazit nëntokësor, i cili duke dalë në sipërfaqe ka shkaktuar një shpërthim. Deri më tani në Rusi janë zbuluar tre kratere të ngjashëm.
Pavarësisht analizave në terren, shkaku i formimit të këtij krateri mbetet ende i panjohur. Ekspertët pretendojnë se fenomeni është i lidhur direkt me Trekëndëshin e Bermudës në Oqeanin Atlantik. Ekipi i studiuesive po monitoron përmes satelitit të gjithë zonën në veri të Rusisë për të zbular kratere të tjerë të ngjashëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





