Transmetuar më 13-11-2014, 14:05

Një shërbim fotografik i veçantë ka vënë në objektiv njeriun më të gjatë në botë, në krahë të njeriut më të shkurtër.

Turku Sultan Kosen 2 metër e 51 centimetër, u fotografua në krahë të nepalezit Chandra Bahadur Dangi, i cili është personi më i shkurtër në botë, me një gjatësi prej 54.6 centimetrash. Sultan dhe Chandra kanë hyrë në rekordet Guinnes për shkak të përmasave të pazakonta të tyre.

Ata pozuan në Londër të Anglisë pranë kullës së Big Ben, në shërbimin fotografik të realizuar për Guinness World Record./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit