

Tiranë, 13 nëntor 2014, NOA.al- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se për shpërthimet me tritol do të hetohet çdo rast, duke pretenduar se situata nuk është "aq e rëndë sa bëhet".
I pyetur nga gazetarët lidhur me shpërthimet me tritol të ditëve të fundit, ministri tha se “Çdo ngjarje kriminale do të hetohet", duke siguruar se "nuk do të ndodhë ajo që ndodhi vjet”.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shpërthime të ndryshme me eksploziv, në Kamëz, Krujë dhe Fushë Krujë.
Vitin e shkuar, nga nëntori 2013 deri në shkurt 2014, Shqipëria u përfshi nga një tjetër valë shpërthimesh me tritol, duke krijuar gjendje alarmi dhe klimë pasigurie te qytetarët dhe bizneset.
Policia e Shtetit vuri në pranga disa të dyshuar të asaj që e cilësoi si banda e “Tritolit”. Pjesë e të arrestuarve ishin Julian Sinanaj (ekzekutori), Ndriçim Gjokutaj (bashkëpuntor dhe ndërlidhës e Sinanajt me kushërinjtë Mëhillaj), dhe vetë kushërinjtë Mëhillaj të cilët ishin sekserët e organizatës së dyshua kriminale.
Edhe pas këtyre arrestimeve shpërthimet nuk kanë reshtur madje ditët e fundit janë shtuar shumë. Pas aksionit për vjedhje energjie, tritol zyrave të OSHEE në Fushë Krujë Shpërthim tritoli në një biznes në Krujë
Hetime për shpërthime tritoli në Kurbin dhe Fushë Krujë
Deklarata e ministrit Tahiri u bë në përfundim të raportimit në Komisionin e Ligjeve të buxhetit të vitit 2015, për institucionin që ai drejton.
Buxheti 2015, Tahiri: Reflektohen përparësitë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se buxheti i vitit 2015, reflekton përparësinë që qeveria shqiptare i jep luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera që janë fushë e përgjegjësisë së ministrisë që ai drjeton.
Ministri Tahiri prezantoi projektbuxhetin për vitin 2015 në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku deklaroi se buxheti siguron mbështetje financiare për funksionimin normal të strukturave të Policisë, Gardës, Shërbimit të Gjendjes Civile, Shërbimit të Emergjencave Civile dhe strukturave të tjera në varësi.
Ai tha se në buxhetin e vitit që vjen për MPB ka një rritje prej 14.7 % në raport me planin fillestar të buxhetit të vitit 2014.
“Me këtë buxhet parashikuar për vitin 2015 arrijmë të mbajmë në mënyrë eficente dhe efektive përditësimin e regjistrit të gjendjes civile si dhe funksionim e sigurt të infrastrukturës aktuale të regjistrit kombëtar të gjendjes civile, si dhe përditësimin e kësaj infrastrukture. Në lidhje me të ardhmen e këtij regjistri dhe të regjistrit kombëtar të adresave. Ngritjen e “back up”-it të regjistrit të Gjendjes Civile, bëhet fjalë për mekanizmin e sigurisë që garanton dhe të dhënat e regjistrit kombëtar të Gjendjes civile nga çdo lloj fatkeqësie potenciale. Vijimin e punës për plotësimin e informacionit të nevojshëm për adresarin, 31 njësi. Si dhe shfrytëzimin dhe garantimin e sistemit eficient dhe të sigurt për autorizimin dhe certifikimin e aplikimeve për lëshimin e dokumenteve të identiteti, letërnjoftimeve dhe pasaportav”, u shpreh Tahiri.
Në kjëtë linjë ai u shpreh se objektivi themelor është mbështetja financiare për shkrirjen e regjistrit të gjendjes civile dhe regjistrit të adresave.
Ai bëri me dije se në buxhetin e gjendjes civile është parashikuar edhe një shumë përsa i takon shpërblimeve të lindjes, ndërsa nënvizoi se ështëtrashëguar një borxh prej 600 milionë lekësh nga qeveria e kaluar.
Tahiri tha se kjo shumë e trashëguar si borxh është kaluar në kuadër të detyrimeve të cilat priten të shlyen nga qeveria dhe presim nga Ministria e Financave përgjigje definitive për tu financuar brënda këtij viti.
Në lidhje me tavanin e shpenzimeve për emergjencën civile, Tahiri informoi se buxheti i planifikuar është 110 milionë lekë për situatat emergjente./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





