

Elbasan, 13 nëntor 2014, NOA.al- Kishte krijuar varësi nga droga dhe për blerjen e saj i kërkonte vazhdimisht para nënës.
Një djalë nga fshati Mollas i Elbasanit, J.M., 19 vjeç u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë nga nëna e tij, e cila deklaroi se dhunohej vazhdimisht prej tij.
“Më kërkonte vazhdimisht lekë, e unë herë i jepja e herë jo se nuk kisha. Por ai bëhej agresiv dhe ngrinte dorë mbi mua. Ky veprim i tij vazhdonte prej kohësh por vetëm së fundmi kam mësuar se lekët që merrte prej meje i përdorte për drogë”, u shpreh në polici gruaja e moshës 48 vjeçare, N.M.
Gruaja tha para uniformave blu se ndihej e rrezikuar nga i biri i cili tjetërsohej në momente të caktuara, ndaj dhe bëri denoncimin në polici. Në ngarkim të të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





